Nga pasarelat në Oxford – Irina Shayk si folëse në një nga universitetet më prestigjioze në botë

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Modelja ruse, Irina Shayk, ndau në Instagram lajme nga vizita e saj në Universitetin e Oxford, ku pati mundësinë të ishte një nga folëset e ftuara.

Ajo tha se ishte një nder i veçantë të ftohej në Oxford Union, një vend që ka qenë shtëpia e disa prej mendimtarëve, udhëheqësve dhe nxitësve më të mëdhenj të ndryshimeve.

“Falënderoj Oxford Union dhe Universitetin e Oxfordit për mundësinë që të ndaj rrugëtimin tim”, u shpreh ajo.

 Foto: Instagram

“Jam shumë mirënjohëse për pritjen e ngrohtë, bisedat e thelluara dhe momentet e paharrueshme”.

Shayk publikoi disa fotografi nga Oxfordi, ku pozoi me një kostum të zi elegant dhe të thjeshtë.

Shumë studentë morën pjesë në ligjëratën e saj dhe e dëgjuan me vëmendje gjithçka që kishte për të thënë.

Në një nga fotografitë, ajo pozonte duke mbajtur një libër me mbishkrimin “Mysafirët e shquar të Oxford Union”.

Shumë fansa në komentet e postimit i shprehën mbështetje, duke e komplimentuar për bukurinë e saj dhe duke e uruar për këtë arritje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër