Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Sipas raportit të mëngjesit të publikuar nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar dhe qarkullimi zhvillohet pa pengesa të mëdha.
Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të udhëtojnë me kujdes, veçanërisht gjatë sezonit veror kur pritet rritje e frekuencës së automjeteve.
