“Ishte mënyra për të shëruar marrëdhënien tonë”, Madonna rrëfen bashkëpunimin emocional me vajzën

Nga D. V.
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Madonna zbulon se ka punuar me vajzën e saj, Lourdes Leon, në një këngë të përbashkët, e cila ka shërbyer edhe si një mënyrë për të forcuar marrëdhënien mes tyre.

Në një intervistë për revistën Interview, ylli i muzikës rrëfeu se ishte vetë Lourdes ajo që i propozoi të shkruanin së bashku një këngë, me synimin për të shëruar dhe afruar më shumë raportin mes nënë e bijë.

Sipas Madonnas, ajo që nisi si një bashkëpunim artistik u shndërrua në një moment shumë të rëndësishëm personal, i cili ndikoi edhe në vendimin e saj për t’iu rikthyer punës për një album të ri.

Lourdes Leon, e cila ka ndërtuar karrierën e saj si modele dhe këngëtare, publikoi së fundmi këngën “T Shirt”, ku trajton tema si humbja e vetes dhe plagët emocionale.

Madonna tregoi se procesi i krijimit të muzikës me vajzën e saj ishte një hap i rëndësishëm në marrëdhënien e tyre dhe një nga frymëzimet kryesore për albumin e ri, “Confessions II”, i cili do të publikohet më 3 korrik.

Pasi projektet për filmin biografik dhe serialin e bazuar në jetën e saj nuk u realizuan, artistja u rikthye në studio dhe bashkëpunoi sërish me producentin Stuart Price, me të cilin kishte realizuar albumin e suksesshëm “Confessions on a Dance Floor”.

Sipas saj, në një kohë të vështirë për botën, njerëzit kanë nevojë të kërcejnë dhe të gjejnë dritë përmes muzikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër