Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë

Nga D. V.
1,491 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tokio, 26 qershor, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi prefekturën Chiba të Japonisë të premten, duke tronditur zonat pranë Tokios, por nuk shkaktoi paralajmërim për cunami, sipas autoriteteve japoneze dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ndodhi në orën 12:46 të mesditës sipas kohës lokale (03:46 GMT) me epiqendrën e tij në prefekturën Chiba në një thellësi prej rreth 50 kilometrash (31 milje), raportoi Agjencia e Lajmeve Kyodo.

Agjencia regjistroi një intensitet maksimal sizmik prej 4 ballë në shkallën shtatë-nivelëshe të Japonisë dhe tha se nuk kishte rrezik për një cunami, raporton Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Studim Gjeologjik i SHBA-së raportoi gjithashtu tërmetin me magnitudë 5.8 ballë, duke e vendosur epiqendrën rreth 4 kilometra (2.48 milje) në jug-juglindje të Yokoshibas në një thellësi prej 56 kilometrash (34.7 milje).

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme të konsiderueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër