Tërmet 6.1 ballë në lindje të Afganistanit, lëkundjet shtrihen deri në Pakistan

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kabul, 27 qershor Zhurnal.mk – Një lëkundje sizmike me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur pjesën lindore të Afganistanit, rreth 450 kilometra në verilindje të Kabulit, njofton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave të USGS, epiqendra u regjistrua në një thellësi mbi 208 kilometra.

Tërmeti është ndier në provincat Khost dhe Nangarhar, ndërsa lëkundjet kanë arritur edhe në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.

Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për viktima ose dëme materiale.

artikuj të ndërlidhura