Një burrë vritet pasi sulmon një roje jashtë ambasadës izraelite

Nga D V
A+ A-
Rivendos
Beograd, 28 tetor, Zhurnal.mk – Një polic serb mbeti i plagosur nga një sulm me thikë në orët e para të mëngjesit  përpara se të qëllonte për vdekje autorin e sulmit, bëri të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.

Sipas ministrit, ngjarja ndodhi pak pas mesnatës dhe po hetohet nga autoritetet si akt terrorist.

Polici përdori armën e shërbimit për vetëmbrojtje.

Autori ishte një i ri serb nga qyteti perëndimor i Shabacit, i cili, sipas Daçiçit, ishte i njohur për autoritetet si mbështetës i organizatës terroriste ”Shteti Islamik”.

Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi incidentin, duke e cilësuar gjithashtu si një tentativë sulmi terrorist.

Sipas saj, asnjë pjesëtar i personelit diplomatik nuk u lëndua, ndërsa ambasada ishte e mbyllur në momentin e ngjarjes.

Një incident i ngjashëm ndodhi në qershor të vitit 2024, kur një shtetas serb i konvertuar në islam qëlloi një polic serb jashtë ambasadës izraelite në Beograd.

Polici reagoi duke qëlluar sulmuesin, i cili mbeti i vdekur.

Edhe efektivi u plagos dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër