Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Nga D. V.
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.

Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, tha se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të errësirës, ndërsa sot ka vazhduar nga ora 09:00.

“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër