Vritet i riu kosovar në Suedi – raportohet se ishte kalimtar rasti

Nga D. V.
1,505 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Një kosovar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën të dielën në mbrëmje në lagjen Kvarngärdet të Uppsala-s të Suedisë

Policia suedeze njoftoi se një burrë rreth të 20-ave u gjet i vdekur pas raportimeve për të shtëna rreth orës 21:00.

Në lidhje me rastin është hapur hetim për vrasje, ndërsa një i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim me vendim të prokurorit.

Sipas familjarëve, viktima është i riu kosovar Gent Maksutaj. Mediat raportojnë se ai dyshohet të ketë qenë kalimtar rasti gjatë një përleshjeje mes grupeve kriminale.

Autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër