Përzgjedhësi i Spanjës nuk ka dyshime: Pau Cubarsi e ndal Cristiano Ronaldon

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka deklaruar se ka besim të plotë te mbrojtësit e tij përpara përballjes me Portugalinë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, duke theksuar se ata janë të gatshëm të ndalin Cristiano Ronaldon.

Portugalia do të përballet me Spanjën të hënën në një nga sfidat më të forta të fazës eliminatore, ndërsa Ronaldo hyn në këtë takim me tre gola të shënuar në turne.

Megjithatë, De la Fuente beson se Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte kanë cilësitë e nevojshme për të përballuar sulmuesin portugez.

“Nuk mund të relaksohesh kurrë përballë Cristianos”.

“Por kam besim absolut te lojtarët e mi. Si Pau ashtu edhe Laporte kanë treguar qetësi të jashtëzakonshme dhe mund të mposhtin çdo kundërshtar”, deklaroi De la Fuente.

Tekniku spanjoll vlerësoi veçanërisht Cubarsin, duke theksuar se pjekuria dhe qetësia e tij në lojë plotësojnë në mënyrë perfekte përvojën e Laportes.

Spanja ende nuk ka pësuar asnjë gol në këtë Kupë Bote dhe do të synojë ta ruajë këtë rekord edhe në përballjen ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër