Anglia festoi një fitore dramatike 3-2 ndaj Meksikës, ndërsa pas ndeshjes futbollistët u bashkuan me partneret dhe familjet e tyre në skena emocionuese në stadiumin Azteca.
Kapiteni Harry Kane, i cili realizoi golin e fitores nga pika e bardhë, u përqafua dhe u puth nga bashkëshortja e tij, Kate Kane, menjëherë pas vërshëllimës së fundit.
Më pas ai festoi me ish-shokun e skuadrës, Peter Crouch, ndërsa zbuloi se kishte humbur zërin duke kënduar “Wonderwall” pas suksesit historic, shkruan DailyMail.
Fitorja mori vëmendje edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili në platformën Truth Social shkroi: “Harry Kane i Anglisë është një lojtar i SHKËLQYER!!!”
Mes festimeve u pa edhe Megan Pickford, bashkëshortja e portierit Jordan Pickford, e cila përqafoi dhe puthi partnerin e saj në praninë e djalit të tyre, Arlo.
Ajo kishte ndjekur ndeshjen nga tribuna, duke përballuar edhe reshjet e shiut që vonuan fillimin e saj me një orë.
Anglia siguroi kualifikimin falë dy golave të Jude Bellingham dhe penalltisë vendimtare të Harry Kane, pavarësisht se luajti me një futbollist më pak pas kartonit të kuq të Jarell Quansah.
Në çerekfinale, “Tre Luanët” do të përballen me Norvegjinë.




