Në gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë: Do të kushtojë rreth 200 milionë euro, zgjatë katër vite

Nga D. V.
1,008 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Autostrada është arterie rrugore që e lidh Maqedoninë me Kosovën dhe Malin e Zi. Kosova e ka ndërtuar pjesën e saj të autostradës “Arben Xhaferi” nga Prishtina deri te pika kufitare “Bllacë”.

Për katër vjet nga tani duhet të përfundojë autostrada Shkup–Bllacë, me gjatësi prej 12 kilometrash, për të cilën përmes BERZH‑it janë siguruar 30,8 milionë euro grant dhe 167,6 milionë euro kredi.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për terren jashtëzakonisht të vështirë në shpatet e Malit të Zi të Shkupit, projekti parashikon pesë tunele, nëntë ura, 11 nënkalime, katër galeri dhe nëntë mure mbajtëse për stabilitet. Ndërtimi pritet të nisë në gusht të këtij viti, ndërsa afati i realizimit është katër vjet.

Siç sqaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, tashmë janë zgjedhur konsulenti dhe kontraktori, ndërsa mbikëqyrja është në proces të vlerësimit.

Konsorciumi i udhëhequr nga kompania vendase e ndërtimit “Granit” do ta ndërtojë pjesën e dytë të autostradës Shkup–Bllacë, me gjatësi prej 10,5 kilometrash.

– Sot do të nënshkruajmë grantin mes NPDR dhe BERZH‑it, si pjesë e Kornizës së Investimeve të BE‑Ballkani Perëndimor, në vlerë prej 30,8 milionë euro dhe kredi prej 167,6 milionë euro për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë.

Rruga që do të ndërtohet është e gjatë 10,5 kilometra, ndërsa me 1,5 kilometrat e ndërtuara më herët, gjatësia totale e autostradës arrin në 12 kilometra. Gjerësia totale është 27 metra.

Kjo autostradë pritet t’i afrojë më shumë qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës.

Autostrada Shkup–Bllacë ka gjatësi totale prej 12,5 kilometrash, ndërsa që nga maji i vitit 2020 në terren zhvillohen aktivitete për fazën e parë, me gjatësi prej 2,5 kilometrash.

Autostrada është arterie vitale rrugore me të cilën Maqedonia lidhet me Kosovën dhe Malin e Zi. Për të përshpejtuar ndërtimin, projekti u nda në dy segmente: njëri nga pika kufitare deri te nyja Bllacë, dhe tjetri nga nyja pranë aeroportit sportiv “Stenkovec” deri në fshatin Bllacë. Por, për gjashtë vjet u ndërtuan vetëm dy kilometra, të cilët nuk u vunë në funksion. Ndërkohë, Kosova e ndërtoi pjesën e saj të autostradës “Arben Xhaferi” nga Prishtina deri te pika kufitare “Bllacë”, me gjatësi 65 kilometra, për gjashtë vjet, dhe ajo është funksionale tashmë shtatë vjet.

“Ky korridor është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse e lidh Maqedoninë me Kosovën dhe Malin e Zi. Çdo ditë shumë udhëtarë kalojnë në këtë drejtim, dhe me lidhjen me Kosovën dhe Malin e Zi hapet edhe një port tjetër për biznesin dhe ekonominë maqedonase – porti i Barit”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

Autostrada është arterie rrugore që e lidh Maqedoninë me Kosovën dhe Malin e Zi. Kosova e ka ndërtuar pjesën e saj të autostradës “Arben Xhaferi” nga Prishtina deri te pika kufitare “Bllacë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër