Fermerët e qumështit protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para ministrisë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Fermerët kosovarë të qumështit kanë nisur protestën e paralajmëruar pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave dhe gjendjes në sektorin e qumështit.

Protestuesit kanë sjellë edhe traktorë para objektit të ministrisë, ndërsa në shenjë revolte kanë derdhur qumësht në hyrje të institucionit.

Fermerët kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe përmirësimin e kushteve për prodhuesit e qumështit.

Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura