VLEN: Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho hapi “Verën e Ohrit”, simbol të dialogut kulturor dhe bashkimit të popujve

Nga R.ZH
1,229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Në një komunikat për media VLEN ka vlerësuar se hapja e edicionit të 66-të të festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit”me performancën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, përfaqëson një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës, dialogut dhe bashkëpunimit mes popujve.

VLEN thekson se kultura është një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe mirëkuptimit ndërmjet shoqërive, ndërsa festivale si “Vera e Ohrit” dëshmojnë se arti ka fuqinë të bashkojë njerëzit përtej çdo dallimi.

Sipas VLEN-it, interpretimi i Ermonela Jahos, i shoqëruar nga Orkestra e Operës dhe Baletit, i dha një fillim dinjitoz një prej festivaleve më të rëndësishme kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.

Koalicioni rikujton se “Vera e Ohrit” është një festival me traditë shumëvjeçare, i cili prej dekadash shërben si urë lidhëse mes kulturave, popujve dhe brezave. Gjatë 40 ditëve të festivalit janë planifikuar rreth 50 programe artistike nga fusha e muzikës klasike, xhazit, baletit dhe teatrit, me pjesëmarrjen e mbi 700 artistëve nga 24 vende të botës.

VLEN shpreh mbështetjen për iniciativa që promovojnë vlerat artistike dhe dialogun kulturor, duke theksuar se avancimi i kulturës dhe prezantimi i vendit në skenën ndërkombëtare mbeten ndër prioritetet e saj.

VLEN uron që edicioni i 66-të i “Verës së Ohrit” të sjellë emocione të veçanta artistike dhe të konfirmojë edhe një herë rolin e kulturës si urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes popujve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër