Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, 75-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi u përplas nga një automjet

Nga Xh M
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lushnjë, 13 korrik Zhurnal.mk – Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. E plagosur rëndë ka mbetur Bajame Ramazani, rreth 75 vjeçe.

Gruaja ishte duke kaluar në këmbë trafikndarësen e autostradës, duke tentuar të kalonte në krahun tjetër, kur u përplas nga një automjet fuoristradë tip “Kia”. Si pasojë e goditjes, 75-vjeçarja ka marrë plagë të rënda.

Ky aks rrugor është një nga segmentet ku ngjarje të tilla janë të shpeshta. Edhe pse në hyrjet e fshatrave ka mbikalime për këmbësorët, banorët zgjedhin të rrezikojnë jetën duke kaluar në mes të autostradës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër