Zyrtare: Ivan Arcides Barton ndanë drejtësinë në duelin Francë–Spanjë

Nga L. M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

FIFA ka zyrtarizuar emrin e arbitrit që do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Spanjës, e cila zhvillohet të martën në Dallas.

 

Besimi i është dhënë arbitrit nga Salvadori, Ivan Arcides Barton Cisneros, i cili do të drejtojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut.

Asistentë të tij do të jenë David Moran nga Salvadori dhe Antonio Pupiro nga Nikaragua, ndërsa arbitër i katërt është caktuar suedezi Glenn Nyberg.

Barton është 35 vjeç dhe mban stemën e FIFA-s që nga viti 2018. Ai ka fituar përvojë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare dhe gjatë Kupës së Botës 2026 ka gjykuar ndeshjet Turqi–Paraguaj, Suedi–Japoni dhe Zvicër–Kolumbi.

Franca dhe Spanja do të përballen për një vend në finalen e madhe të Botërorit, ndërsa fituesi do të presë në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Argjentinës dhe Anglisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër