Sulejmani pas emërimit ministër: Me nder dhe përgjegjësi e marr këtë detyrë

Nga Xh M
2,190 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik Zhurnal.mk – Ministri i sapoemëruar i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas votimit të rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë dhe zotimin për të punuar në zhvillimin e kulturës dhe turizmit, raporton Zyrtare.

Së bashku me një fotografi të publikuar pas emërimit, Sulejmani ka theksuar se detyrën e re e pranon me nder dhe përgjegjësi të madhe.

“Me nder dhe përgjegjësi të madhe e pranoj detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Po nisim një rrugëtim shumë të rëndësishëm për t’i shërbyer kulturës, artistëve, institucioneve kulturore dhe të gjithë atyre që me punën e tyre e pasurojnë jetën tonë shoqërore”, ka shkruar ai.

Sulejmani është zotuar se do të angazhohet për zhvillimin e kulturës dhe turizmit, mbështetjen e krijimtarisë artistike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e më shumë mundësive për artistët e rinj.

Në fund të mesazhit të tij, ministri i ri ka falënderuar për besimin e dhënë, duke shkruar: “Faleminderit për besimin!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër