Mbi 21 milionë euro për sportin, Qeveria investon në 60 projekte në gjithë Maqedoninë e Veriut

Nga I.A
1,163 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – VMRO‑DPMNE njofton se Qeveria po investon në salla të reja sportive, stadiume, pista atletike dhe terrene lojërash, me synim krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe zhvillimin e sportit. Sipas partisë, gjatë dy viteve të fundit janë realizuar ose nisur 60 projekte të infrastrukturës sportive, me vlerë të përgjithshme mbi 21 milionë euro, duke e rikthyer sportin mes prioriteteve kombëtare.

Partia thekson se investimet në infrastrukturën sportive nuk nënkuptojnë vetëm ndërtim dhe rikonstruksion objektesh, por edhe mbështetje për gjeneratat e reja dhe nxitje të stilit të shëndetshëm të jetesës.

“Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE investon në infrastrukturën sportive dhe e rikthen sportin në vendin që meriton, mes prioriteteve kryesore kombëtare. Me investime konkrete krijohen kushte më të mira për zhvillimin e të rinjve, për sport dhe për suksese të reja sportive”, thuhet në komunikatën e partisë.

Sipas njoftimit, ndër projektet kapitale të realizuara ose në proces janë rikonstruksioni i sallës sportive “Rasadnik”, pistat atletike në Veles dhe Gjevgjeli, salla sportive në Radovish, si dhe rikonstruksioni i sallës sportive të UKIM‑it.

Aktualisht, siç theksohet, po ndërtohen salla të reja sportive në Komunën e Aerodromit, në Krushevë dhe në Akademinë Ushtarake në Shkup, si dhe tribunat e reja të stadiumit të qytetit në Tetovë.

VMRO‑DPMNE shton se paralelisht po ndërtohen salla të reja sportive, terrene multifunksionale, stadiume dhe pishina, duke krijuar kushte më të mira për mijëra fëmijë, të rinj dhe sportdashës.

“Qeveria e VMRO‑DPMNE‑s mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve të reja kapitale, sepse infrastruktura e fortë sportive është themel për sport të suksesshëm, gjenerata më të shëndetshme dhe një Maqedoni më të fortë”, thuhet në komunikatë.

Partia porosit se investimet në sport do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke vlerësuar se ato sjellin përfitime afatgjata për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër