Saraji një hap më afër çerdhes së re, Elmazi: Pengesat administrative u tejkaluan

Nga I.A
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të tokës shtetërore në Sfillare të Poshtme, duke mundësuar fillimin e procedurave për ndërtimin e një çerdheje të re.
“Qeveria sapo miratoi vendimin për dhënien në shfrytëzim të përhershëm Komunës së Sarajit të tokës shtetërore në Sfillare të Poshtme, duke hapur rrugën për ndërtimin e çerdhes së re, projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët.

Në një afat kohor rekord u tejkaluan të gjitha pengesat administrative që për vite me radhë e kishin zvarritur këtë projekt, duke krijuar kushtet për fillimin e realizimit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët dhe familjet e këtij vendbanimi, si dhe një dëshmi se me përkushtim dhe vullnet, projektet e bllokuara prej vitesh mund të bëhen realitet”, ka deklaruar Elmazi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër