Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit: Na pret shumë punë

Nga I.A
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Sedat Sulejmani ka marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, duke shënuar fillimin e mandatit të tij në krye të këtij dikasteri.
Përmes një postimi, Sulejmani bëri të ditur se prioritetet e tij do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore, si dhe mbështetja e krijimtarisë, artistëve dhe krijuesve të rinj.


“Sot edhe zyrtarisht e mora detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Na pret shumë punë për artin dhe kulturën, konsolidimin e institucioneve kulturore dhe përkrahjen e krijimtarisë, artistëve dhe krijuesve të rinj”, ka shkruar Sulejmani.
Ai shprehu mirënjohje edhe për ministrin në largim, Zoran Ljutkov, duke e falënderuar për kontributin dhe angazhimin e deritanishëm në drejtimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.


Sulejmani është emëruar ministër i Kulturës dhe Turizmit në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, pas votimit të ndryshimeve në përbërjen e kabinetit qeveritar nga Kuvendi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër