MPB: Zbardhet vrasja e mjekut në Autokomandë, ndalohet çifti nga Shkupi

Nga I.A
1,534 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Zyrtarët policorë të SPB Shkup i privuan nga liria M.V. (65) dhe bashkëshorten e tij S.V. (59), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se më 21.03.2024 në një parking në lagjen Autokomandë të Shkupit, M.V. e ka vrarë A.T, ndërsa S.V. e ka ndihmuar për t’i mbuluar gjurmët.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, dhe në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga prokurori publik, janë siguruar prova dhe është ngritur kallëzim penal kundër M.V. për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penal, dhe kundër S.V. për veprën penale ndihmë dhe inkurajim në kryerjen e një krimi”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër