Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

Nga R.ZH
1,126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 korrik, Zhurnal.mk – Në Sekretariatin e LDK-së janë dorëzuar nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj.

Disa degë e nëndegë kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ilir Ferati anëtar i Kryesisë së partisë të martën ka thënë se në momentin që deponohen nënshkrimet do të shqyrtohen me seriozitetin më të madh.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i kishte quajtur nisa të njëanshme mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e tij, por që kishte thënë se ato të shqyrtohen me seriozitetin më të madh nëse deponohen.

Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Teve1.info ka dërguar pyetje në LDK dhe është në pritje të përgjigjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër