Nisin punimet për rindërtimin e Sahat Kullës në Tetovë

Nga I.A
1,318 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me ministrin e Kulturës, Sedat Sulejmani, sot kanë informuar që kanë nisur punimet për ndërtimin e Sahat Kullës në Tetovë.

Njoftimi i plotë:

Sot shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë, një projekt që e rikthen në kujtesën e qytetit një simbol të rëndësishëm të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Bashkë me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, dhe drejtorin e Qendrës Kombëtare të Konservimit, Aleksandar Jordanoski, hodhëm hapin e parë drejt realizimit të një vepre që do t’i japë kësaj pjese të Tetovës një pamje të re, pa ia humbur shpirtin e vjetër.

Qytetet nuk ndërtohen vetëm me rrugë dhe objekte. Ato ruhen edhe përmes kujtesës, simboleve dhe respektit ndaj historisë. Kulla e Sahatit do të jetë pikërisht një urë mes Tetovës së dikurshme dhe Tetovës që po ndërtojmë sot.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër