Pjesë të Tetovës dhe disa fshatra të rajonit nesër pa energji elektrike

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 tetor Zhurnal.mk – Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike do të ketë nesër, më 28 tetor, në Tetovë dhe në disa vendbanime të rajonit të Tetovës.

Nga ora 08:25 deri në 10:00, pa energji elektrike do të mbeten zonat industriale në Negotinë dhe Gradec, fshati Pirok, si dhe zonat industriale në Zherovjan dhe Pirok.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje është paralajmëruar për objektet pranë pikës së karburantit „Makpetrol“, në hyrje të Shkupit. Në të njëjtin interval, pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Bërvenicë, në hyrje të Tetovës, pranë „Vizion Kole“.

Nga ora 09:15 deri në 12:00, ndërprerje të furnizimit do të ketë në dalje të fshatit Zhelinë, në drejtim të rrugës së vjetër për Shkup, si dhe në fshatrat Grupçin, Novo Sellë, Cerovë, Kopaçindoll, Rogël, Merovë, Sedllarevë, Gurgurnicë dhe Llërcë.

Nga ora 11:30 deri në 13:15, pa energji elektrike do të mbeten objektet pranë Qumështores së Vjetër, në lagjet Fushtanska dhe Ciglana, në fshatin Poroj, si dhe objektet e kompanive „Mlin Poroj“, „Zgimi“, „Nera Plast“, „Mikeli“, „Suvafiks“, „HPP Brza Voda“ dhe në fshatin Gjermë.

artikuj të ndërlidhura