Mexhiti takon mjekët: Nisma “Çairi në ritmin e shëndetit” synon ta afrojë kujdesin shëndetësor me çdo qytetar

Nga I.A
1,201 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar që sot është takuar me mjekët e Çairit për një nismë që synon të afrojë kujdesin shëndetësor me çdo qytetarë.

“Sot e nisa ditën me një takim pune me mjekët, me të cilët po e ndërtojmë së bashku projektin “Çairi në ritmin e shëndetit”, një nismë që synon ta afrojë kujdesin shëndetësor me çdo qytetar.

Që nga java e ardhshme, në në objektin e Komunës së Çairit do të nisin ligjëratat publike me pediatër, gjinekologë, mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të tjerë, të cilët do të ndajnë këshilla dhe informacione të vlefshme për ruajtjen e shëndetit.

Paralelisht, ekipet mjekësore do të jenë çdo ditë në parqet e Çairit me stenda, ku qytetarët do të mund të marrin edhe këtu këshilla shëndetësore, të matin tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, si dhe të informohen mbi rëndësinë e parandalimit dhe kontrolleve të rregullta”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër