Një nënë ka treguar se si shpeshherë e ngatërrojnë për motrën e vajzës së saj 14-vjeçare dhe duhet të tregojë dokumentin e saj të identifikimit për të vërtetuar moshën e saj.
Kur Sandra Imiela prezanton të bijën, Sophie Louise, ato shpesh përballen me habi nga njerëzit. E kjo për shkak se ata mendojnë se 39-vjeçarja po gënjen, dhe se 14-vjeçarja në fakt është motra e saj dhe jo vajza.
“Në mjedise të rastësishme nuk është problem, por në situata profesionale mund të jetë frustruese. Kjo për shkak se njerëzit nuk tv marrin seriozisht ose automatikisht supozojnë se je pa përvojë sepse mendojnë se je shumë e re. Shpesh mendojnë se jam në fund të 20-tave dhe trajtohem si e tillë”, ka treguar Sandra.
Kjo e fundit shton se shpesh i duhet që të shpjegojë se në fakt është gati 40 vjeçe.
“Kohët e fundit, më qortuan gjatë një takimi me podiatristin. Kisha prerë thonjtë e këmbëve gabim dhe ata komentuan ‘të rinjtë këto ditë nuk dinë t’a bëjnë siç duhet’. Kur i tregova moshën time, i gjithë qëndrimi ndryshoi”, vijoi 39-vjeçarja.
Madje ajo tregon se edhe kur ka lindur Sophie-n, ka ndjerë shikime gjykuese.
“Disa njerëz dukeshin se mendonin se isha një nënë adoleshente, ndërsa të tjerë supozonin se isha dadoja e saj. Një nga përvojat më qesharake ndodhi gjatë pushimeve familjare në Filipine. Stafi i hotelit supozoi se burri im po udhëtonte me të dashurën e tij të re dhe motrën e saj të vogël. Më duhej t’u tregoja kartën time të identitetit përpara se të më besonin”, ka rrëfyer ajo.
Ndërsa duke folur për miqtë e Sophie në shkollë, ajo shprehet:
“Tani të gjithë në shkollë e dinë që unë jam nëna e saj. Por kur ajo filloi atje, njerëzit shpesh supozonin se isha motra e saj ose edhe dadoja. Kur zbuluan se unë jam në të vërtetë nëna e saj, ata u habitën dhe u çuditën. Ata duan të dinë sekretet e mia”.
