Haziri: Rikthimi i madh i LDK-së ndodh me marrëveshje të madhe politike

Nga Xh M
1,609 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 korrik Zhurnal.mk – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kritikave dhe këshillave që, sipas tij, i drejtohen kësaj partie, duke thënë se LDK i takon anëtarësisë dhe jo funksionarëve.

Haziri edhe dje ka thënë se kjo parti u takon idealistëve dhe se idealistët janë anëtarësia, duke theksuar se është koha që “LDK-ja t’u kthehet idealistëve, anëtarësisë”.

Ai ka thënë se LDK-në “nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje” e se rikthimi i saj ndodh përmes një marrëveshjeje të madhe politike.

“Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje. Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së! Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës. Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme”.

Sipas tij, LDK-ja mund të përballet me kërkesat e Republikës përmes debatit të brendshëm, marrëveshjeve politike dhe demokracisë së brendshme.

“I duroj e mundohem me i kuptu krejt ata që merren me LDK-në duke na këshillu e mësu se qysh duhet me u sjell, çka duhet e çka nuk duhet të bëjmë. Bile edhe ata që shpesh ju referohen autoriteteve si ‘patericë’, ‘harrën’ e çka jo tjetër. E di saktë për kend e bëjnë e për çfarë agjendash”, ka shkruar Haziri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër