Sveçla: Paunoviçit dhe armiqve të Kosovës u ndalohet hyrja në vend

Nga Xh M
999 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe Paunoviç, e cila kishte thënë se, po të ndodhej në vend të Millosheviçit, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Sipas Sveçlës, Paunoviç nuk do të mund të hyjë më në territorin e Kosovës, ashtu si edhe çdo person që konsiderohet armik i vendit.

“Cilido që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës nuk është i mirëseardhur në Kosovë, duke qenë se është armik i Kosovës, prandaj unë pa hezitim kam ndërmarrë këtë hap. Një hap të njëjtë do mbaj unë dhe qeveria sa herë ka nevojë për të mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Sveçla i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që ta izolojë Serbinë derisa presidenti Vuçiç të ndërmarrë masa ndaj ministres Paunoviç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër