Pjesëtarë tjerë të FSK-së i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza

Nga Xh M
2,157 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 korrik Zhurnal.mk – Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza në koordinimi me shtabin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë. Krejt kjo në kuadër të misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Të fundit që u nisën drejt atij vendi janë 4 pjesëtarë të FSK-së.

Bordi i paqes i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se pjesëtarët e Forcës do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Në kuadër të këtij misioni, shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi ka bërë të ditur për televizionin publik se pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar përgatitjet operacionale dhe logjistike dhe, pas koordinimeve përfundimtare me Shtabin e misionit, do të nisë drejt Gazës për të marrë detyrat e saj.

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë mision paraqet një hap të rëndësishëm në konsolidimin e rolit të saj si kontribuuese aktive në sigurinë ndërkombëtare. Ky angazhim njëkohësisht shënon pjesëmarrjen e parë në një mision të miratuar nga OKB-ja, duke reflektuar nivelin e besimit dhe partneritetit me aleatët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër