Ambasadori Qehaja: Ja kur pritet të kthehen në Kosovë trupat e viktimave nga Bllaca

Nga D. V.
1,055 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Tre persona nga Kosova, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimave, duke konfirmuar angazhimin e institucioneve për trajtimin e rastit.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë”, ka shkruar Qehaja.

Sipas tij, që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e të ndjerëve, për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“Që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e të ndjerëve”, është shprehur ambasadori.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë pritet të transportohen në Republikën e Kosovës.

“Në këto çaste të rënda shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe!”, ka deklaruar Florian Qehaja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër