Dua Lipa tërheq vëmendjen me stilin e saj në finalen e Kupës së Botës

Nga D. V.
1,299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, ishin ndër të ftuarit VIP në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 pas kohës shtesë.

Çifti u pa duke dalë nga stadiumi MetLife në New Jersey të kapur për dore, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre plot elegancë dhe harmoni.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, zgjodhi një stil sportiv, por elegant, duke kombinuar një bluzë të bardhë, xhinse, taka me motive kafshësh dhe një kapele të Kupës së Botës, shkruan DailyMail.

Pamjen e kompletoi me një çantë Chanel. Ndërkohë, Callum Turner u shfaq me një veshje të thjeshtë në ngjyrë të zezë dhe xhinse të gjera.

Dalja e tyre vjen vetëm dy muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë me martesë civile në Londër, e ndjekur nga një festë luksoze disa ditore në Palermo të Italisë.

Gjatë finales, ata ndoqën edhe spektaklin e pjesës së parë, ku performuan emra të njohur të muzikës, përfshirë Madonnën dhe Justin Bieber, në një shfaqje që ngjalli diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Prania e Duas dhe Callumit në finalen e turneut konfirmoi edhe një herë statusin e tyre si një nga çiftet më të komentuara të momentit, ndërsa fotografitë e tyre duke u larguar të kapur për dore u përhapën me shpejtësi në mediat ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër