Dua Lipa mahnit me stilin e saj në daljen e radhës në New York

Nga D V
905 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dua Lipa u shfaq me shumë stil në rrugët e New Yorkut, vetëm një ditë pasi ishte mes të ftuarve VIP në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026.

Këngëtarja shqiptaro-britanike tërhoqi vëmendjen me një kombinim elegant, të përbërë nga një xhaketë e zezë, bluzë të zezë, xhinse blu dhe taka me majë.

Artistja 30-vjeçare e kompletoi pamjen me syze të mëdha dielli dhe një çantë të zezë lëkure, të zbukuruar me një shall sateni në ngjyrë të kuqe, shkruan DailyMail.

Edhe në një dalje të thjeshtë, Dua tregoi edhe një herë pse konsiderohet një ikonë stili.

Një ditë më parë, ajo ndoqi nga afër finalen e Kupës së Botës në stadiumin MetLife në New Jersey, ku Spanja triumfoi ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë.

Dua ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, me të cilin u pa duke u larguar e kapur për dore nga stadiumi.

Dalja e tyre vjen vetëm pak muaj pas martesës së çiftit, e cila u pasua nga një festë luksoze në Palermo të Italisë.

Që prej kur zyrtarizuan lidhjen, Dua dhe Callum janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër