Zendaya kritikohet për vënien e vathëve të lashtë iranianë në promovimin e filmit “Odisea”

Nga D. V.
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja amerikane, Zendaya, është përballur me kritika pasi gjatë promovimit të filmit “Odisea” në Londër u shfaq me një palë vathë të realizuar nga artefakte iraniane rreth 2.700 – 3.000-vjeçare.

Arkeologë dhe historianë të artit e cilësuan këtë veprim si të papërshtatshëm, duke argumentuar se trashëgimia kulturore nuk duhet të përdoret si aksesor mode apo për promovimin e filmave.

Ata theksojnë se vathët janë krijuar nga objekte antike që besohet se janë plaçkitur nga thesari i famshëm Ziwiye në Iran.

Sipas kritikëve, përdorimi i këtyre artefakteve banalizon dhe përvetëson trashëgiminë kulturore iraniane.

Profesorja e historisë së artit, Sussan Babaie, u shpreh e habitur që askush nga ekipi i aktores nuk e pa këtë si një zgjedhje problematike, duke theksuar se objekte të tilla kanë vlerë historike dhe shpirtërore, e jo thjesht estetike.

Nga ana tjetër, galeria londineze Barron, e cila zotëron vathët, deklaroi se artefaktet administrohen në mënyrë të ligjshme dhe se huazimi i tyre nuk kishte qëllim komercial.

Sipas galerisë, synimi ishte të promovohej mjeshtëria e artizanëve të lashtë persë dhe të rritej ndërgjegjësimi për trashëgiminë kulturore të Iranit.

Zendaya dhe ekipi i saj stilistik nuk kanë reaguar ende ndaj kritikave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër