Emina Çunmulaj uron bashkëshortin iranian për ditëlindje: Je bërë versioni më i mirë i vetes

Nga D. V.
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”, u shpreh ajo.

 Foto: Instagram

Tutje shtoi: “Gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i përulur dhe më i përkushtuar e më i lidhur se kurrë”.

Çifti është prej vitesh së bashku dhe kanë krijuar një familje të bukur me tre fëmijë.

Emina shpesh ndan momente nga jeta e saj familjare në rrjetet sociale, duke treguar se familja mbetet prioriteti i saj më i madh, krahas angazhimeve profesionale.

Në fund të urimit, modelja shprehet mirënjohëse për vitet e kaluara së bashku, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që ndan me partnerin.

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër