Kërcënoi bashkëshorten në market dhe te shtëpia e prindërve të saj, arrestohet tetovari

Nga D. V.
905 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – Një 50-vjeçar nga Tetova ka përfunduar në polici pasi dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Sipas denoncimit, ai e kishte kërcënuar gruan në vendin e saj të punës në një market në Tetovë, si dhe më pas pranë shtëpisë së babait të saj.

“Rasti është në procedurë dhe pas dokumentimit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njofton SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër