Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores 18-vjeçare

Nga D. V.
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zyra Amerikane e Mjekut Kryesor Ligjor të Shtetit të Merilendit ka konfirmuar shkakun e vdekjes së aktores 18-vjeçare Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jia në filmat “Godzilla vs. Kong” dhe “Godzilla x Kong: The New Empire”.

Aktorja vdiq nga lëndime të shumta të rënda të pësuara në një aksident me makinë që ndodhi më 21 korrik në Qarkun Frederick dhe vdekja e saj u klasifikua zyrtarisht si aksident.

Sipas gjetjeve të mjekut ligjor, Kaylee vdiq nga lëndimet e shumta të shkaktuara nga forca e impaktit gjatë aksidentit.

Një autopsi u krye një ditë pas tragjedisë, pas së cilës u konfirmua se nuk kishte elementë që do të tregonin për ndonjë rrethanë tjetër përveç një aksidenti rrugor.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 21 korrikut në Jamesville, Maryland.

Sipas informacionit nga Zyra e Sherifit të Qarkut Frederick, Kaylee ishte një nga dy pasagjerët në një Honda Accord të vitit 1995 të drejtuar nga një burrë 19-vjeçar.

Hetimi paraprak tregoi se automjeti doli nga rruga me dy kahje me shpejtësi të lartë dhe goditi një kanal betoni.

Hetuesit besojnë se shpejtësia e papërshtatshme ishte një nga faktorët kryesorë që çoi në aksident.

Kaylee u transportua në një qendër traumash aty pranë, ku vdiq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër