Lirohet nga burgu Muhamed Sejdini

Nga Xh M
1,008 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 Korrik Zhurnal.mk – Pas 92 ditësh në paraburgim, Met Braja është liruar dhe nga sot do të mbrohet në liri.

Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi publik të familjarëve dhe mbështetësve të tij, të cilët kanë falënderuar të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe kanë shprehur solidaritet dhe përkrahje.

“Sot dua ta ndaj me ju edhe këtë gëzim, ashtu siç kemi ndarë së bashku edhe ditët më të vështira. Nga sot, Met Braja do të mbrohet në liri”, thuhet në reagim.

Në mesazh theksohet se Braja i qëndroi besnik bindjeve të tij gjatë gjithë periudhës së paraburgimit dhe nuk u dorëzua përballë sfidave.

“Meti besoi se e drejta vonon, por nuk harron. Ai nuk u nënshtrua, nuk u thye, por qëndroi stoik, me dinjitet dhe besnik ndaj bindjeve që ka mbrojtur gjithmonë”, thuhet më tej.

Familjarët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët që i mbështetën gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se përkrahja e tyre u dha forcë në ditët më të vështira.

Në fund të reagimit, ata e kanë cilësuar lirimin e Met Brajës si një fitore të drejtësisë dhe kanë uruar: “Mirë se vjen në liri, Met!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër