Kafeja sjell jetëgjatësi – lufton diabetin, demencën dhe depresionin!

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas një studimi të ri nga Universiteti ”Queen Mary” në Londër, pirja e kafesë ka efekte pozitive për shëndetin dhe mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës.

Studiuesit zbuluan se kafeina aktivizon një sistem energjie në qeliza, të quajtur AMPK, i cili ndihmon qelizat të rriten, të riparojnë ADN-në dhe të përballojnë stresin.

Kjo mund të shpjegojë pse kafeja ndihmon në mbrojtjen nga sëmundje serioze si dementia, diabeti dhe problemet e zemrës.

Derisa sipas gjermanes bild.de, edhe në një studim tjetër nga Universiteti ”Tufts” në SHBA u pa se njerëzit që pinë 2-3 filxhanë kafe të zezë në ditë kanë zemër më të shëndetshme dhe rrezikun e një vdekjeje të parakohshme nga zemra e zvogëluar me rreth 20%.

Studime të tjera lidhin kafenë me uljen e rrezikut për depresion, përmirësimin e shëndetit të mëlçisë dhe zvogëlimin e mundësisë për diabet tip 2.

Pra, kafeja jo vetëm që zgjon, por edhe ndihmon trupin të qëndrojë më i shëndetshëm!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër