Miratohet Rregullorja e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Krasniqi: Forcojmë sigurinë dhe privatësinë

Nga D. V.
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 korrik, Zhurnal.mk –  Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Rregulloren e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas përfundimit të procesit të konsultimit publik.

Sipas Krasniqit, ky dokument përmbush një obligim që buron nga legjislacioni në fuqi dhe përcakton procedurat organizative dhe teknike për përpunimin e të dhënave personale të të punësuarve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti, riafirmoj përkushtimin e MAPL-së për zbatimin e obligimeve ligjore, mbrojtjen e të dhënave personale, forcimin e sigurisë së informacionit, transparencën institucionale dhe respektimin e privatësisë së zyrtarëve dhe qytetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Ministri ka bërë të ditur se rregullorja e plotë është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër