Dështon mbledhja e KGjK-së ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Haxhiut për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Nga D. V.
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 korrik, Zhurnal.mk – Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) ku në rend të ditës ka qenë kërkesa  e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në lidhje me njoftimet e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit, anëtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni, ka kërkuar që kjo çështje të jetë pika e parë e rendit të ditës, duke kërkuar përgjigje se pse trajtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb është vonuar për kaq gjatë.

Fillimisht, mbledhjen e ka lëshuar anëtari i KGjK-së, Ahmet Imami, ndërsa pas tij janë larguar edhe anëtarët Bashkim Hyseni dhe Besnik Bislima.

Kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi, ka njoftuar se, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, takimi do të shtyhet për një datë tjetër.

“Meqenëse disa anëtarë e lëshuan takimin, në mungesë të kuorumit takimi shtyhet për herën e radhës. Do të njoftoheni me kohë”, tha Thaqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër