Qyteti i Shkupit nesër organizon shëtitje panoramike falas ja ku duhet të paraqiteni

Nga D. V.
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Me rastin e përvjetorit të tërmetit katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, Qyteti i Shkupit organizon një turë panoramike falas për qytetarët.

Me autobus panoramik dhe në shoqërim të një udhërrëfyesi profesional turistik nga Shoqata e Udhërrëfyesve dhe Shoqëruesve Turistikë të Maqedonisë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me Shkupin ashtu siç ka qenë para tërmetit, të dëgjojnë rrëfimet për objektet që janë shkatërruar, si dhe të mësojnë më shumë për vendet që dikur e kanë formësuar pamjen dhe shpirtin e qytetit.

Nisja do të bëhet të shtunën në ora 10:00, nga Porta “Maqedonia”.

Qytetarët e interesuar mund të paraqiten në numrin e telefonit: +389 71 250 419.

Me këtë iniciativë synohet ruajtja e kujtesës historike të Shkupit dhe përcjellja e saj te gjeneratat e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër