Shkup, 25 korrik, Zhurnal.mk – Më 24.07.2026, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar dhe Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina, rrethina e Shkupit.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar mbi dy kilogramë lëndë narkotike marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane.
B.N. është privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, me procedurë urgjente.
