Rritet fluksi në pikat kufitare, deri në dy orë pritje në Bogorodicë

Nga R.ZH
1,022 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 korrik, Zhurnal.mk – Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht në rrugë të thata, njofton Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (AMSM).

Sipas AMSM-së, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Në pikën kufitare Bogorodicë është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth dy orë.

Ndërkaq, në pikën kufitare Tabanoc, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nga ana maqedonase, për momentin nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti, bëjnë të ditur nga AMSM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër