Emergjencë kombëtare në Spanjë, evakuohen mbi 10 mijë vetë

Nga L. M
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qeveria e Spanjës ka deklaruar gjendjen e emergjencës kombëtare pas disa zjarresh të mëdha pyjore që kanë prekur zona pranë Madridit dhe provincën e Avilës.

Mbi 10 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, ndërsa ekipet e emergjencës po hasin vështirësi në menaxhimin e situatës.

Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi se ky vendim u mor për shkak të daljes së njëkohshme të disa vatrave zjarri, kushteve të pafavorshme të motit dhe nevojës për angazhim të burimeve nga organe të ndryshme publike.

Temperaturat e larta, erërat e forta dhe mungesa e gjatë e reshjeve kanë ndihmuar përhapjen e zjarreve, duke kërcënuar zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha pyjesh.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuime në disa vende, ndërsa banorët janë vendosur në qendra të përkohshme. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë të angazhuar qindra zjarrfikës, trupa ushtarake të specializuara dhe mjete ajrore, duke përfshirë avionë dhe helikopterë.

Për shkak të situatës së rënduar, disa rrugë kryesore janë mbyllur përkohësisht për të lehtësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Shpallja e emergjencës kombëtare i lejon qeverisë spanjolle të koordinojë më mirë burimet shtetërore dhe rajonale, si dhe të kërkojë mbështetje të mëtejshme nëse situata përkeqësohet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër