Pjeshkët e Peqinit mbeten pa treg, fermerët: Çmimi 20 lekë për kilogram, por prodhimi rrezikon të kalbet

Nga L. M
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fermerët në Bashkinë e Peqinit kanë investuar në rreth 700 hektarë të mbjellë me pjeshkë, por këtë vit përballen me vështirësi në shitjen e prodhimit.

Sipas tyre, prodhimi cilësor ka mbetur pothuajse i gjithë pa u shitur, ndërsa pjeshkët po tregtohen me vetëm 20 lekë për kilogram te fermeri.

Fermerët shprehen se situata po ndikon edhe te të rinjtë që janë kthyer nga emigrimi për të investuar në vendin e tyre. Sipas tyre, prodhimi i importit po sfidon prodhimin vendas, duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e tregut.

Sipas fermerëve, prodhimi i këtij viti është i bollshëm dhe cilësor, por nëse situata nuk ndryshon, i gjithë prodhimi rrezikon të mbetet në pemë dhe të kalbet.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër