Shkup, 26 korrik Zhurnal.mk – Ndonëse sot është dita e gjashtë prej kur Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë prej 130 km/h, autoritetet komunale ende nuk kanë arritur të mënjanojnë dëmet. Nëpër rrugë e parqe gjithandej, pemët dhe degët e thyera vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarë.
Komunat më të goditura nga stuhia ishin Karposhi, Çairi, Aerodromi dhe Qendra. Alsat vizitoi edhe sot disa parqe dhe rrugë të Çairit. Në shumë vende përsëri hasëm në degë të thyera. Disa prej tyre ishin grumbulluar në një vend, e të tjera ishin ashtu si kanë mbetur nga dita e martë.
“Ndonëse kanë kaluar gati një javë që nga dita kur stuhi e fuqishme goditi Qytetin e Shkupit, gjithandej nëpër bulevarde dhe parqe shohim se degët nga drunjtë e thyer ende kanë mbetur të pa pastruara”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.
Drunjtë e rrëzuar dhe degët e thyera, nga stuhia lanë pas vetes shumë vetura e oborre të dëmtuara. Dhjetëra qytetarë nga komuna të ndryshme, kanë paraqitur dëmet tek autoritetet lokale dhe presin komisionet që të bëjnë vlerësimin e tyre.
