Toshkovski: Prej sot uji në Gostivar mund të shfrytëzohet për përdorim teknik, por jo edhe për pije

Nga D V
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni (DPT) i është bashkuar zyrtarisht koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet, duke i siguruar kësaj shumice parlamentare edhe një deputet shtesë, me çka numri i përgjithshëm i mandateve të koalicionit arrin në 59.

Bëhet fjalë për deputetin Bejxhan Iljas, i cili më parë ishte pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Bejxhan Iljas ka lindur më 23 maj 1976 në Tetovë. Sipas biografisë së tij zyrtare, ai është mjek i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Selçuk” në Konja të Turqisë dhe punon si mjek-specialist në Spitalin Klinik të Tetovës. Në rrugëtimin e tij politik, Iljas ka ushtruar funksionin e kryetarit të Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni, ka shërbyer si këshilltar në Komunën e Tearcës, ndërsa aktualisht mbani postin e nënkryetarit të DPT-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër