Nis me derbin Prishtina – Ballkani, mësohet orari i sezonit vjeshtor të Superligës për edicionin 2026/27

Nga D V
1,135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Është tërhequr shorti për xhirot e para të edicionit të ri 2026/27 në Superligën e Kosovës.

Edhe kësaj radhe, qysh në start do të kemi kënaqësinë të shohim disa përballje mjaftë interesante.

Vëmendja padyshim do të jetë te sfida Prishtina – Ballkani, derisa edhe Drita me Llapin pritet të jetë mjaftë e zjarrtë.

Malisheva do të jetë mysafir i skuadrës të sapo promovuar, Vushtrrisë, kurse Gjilani i shkon Feronikelit ’74. Sfida e fundit është mes Drenicës dhe Dukagjinit.

Rikujtojmë, sezoni vjeshtor do të fillojë nga 15 gushti si dhe përfundon më 20 dhjetor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër