Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet pa shijen e fitores, teksa sonte pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit u mposhtën nga Sllovenia me rezultatin 2:0, në stadiumin “Stozhice”, raporton SHENJA.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa vendasit arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 55-të. Lovric ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës për t’i dhënë Sllovenisë epërsinë 1:0.

Sllovenia nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 82-të Matko shënoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:0.

Ndeshjen e radhës, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë më 3 tetor, kur do të përballet me Skocinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër