Takim Merz-Martin: Buxheti i BE-së, zgjerimi dhe siguria fokusi i bisedimeve

Nga D V
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dublin, 28 korrik, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman Friedrich Merz do të zhvillojë sot bisedime me kryeministrin irlandez, Micheál Martin gjatë vizitës së tij në Dublin.

Kryeministri irlandez do të shfrytëzojë takimin me kancelarin gjerman, për të shprehur solidaritetin e Irlandës për viktimat e sulmit gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin.

Takimi zhvillohet në kohën kur Irlanda mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Martin tha se diskutimet do të përqendrohen në disa nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet BE-ja, përfshirë përplasjet mes vendeve anëtare, për madhësinë e buxhetit afatgjatë të Unionit.

Gjermania është një nga vendet që kërkon një marrëveshje më të kufizuar financiare, ndryshe nga plani i propozuar për shpenzime prej 2 trilionë eurosh.

“Negociatat për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, duhet të përfundojnë sa më shpejt me një marrëveshje. Do të dëgjoj me kujdes qëndrimin e kancelarit gjerman dhe do të diskutojmë se si mund të arrijmë kompromiset e nevojshme”, tha Martin përpara takimit me Merz.

Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu rritjen e konkurrueshmërisë së Evropës, përmes thjeshtimit të rregullave, forcimit të tregut të përbashkët evropian, zgjerimit të marrëdhënieve tregtare, uljes së kostove të energjisë dhe përgatitjes për tranzicionin klimatik e digjital.

Një tjetër temë, do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian, i cili është një nga prioritetet e presidencës irlandeze.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër