BDI: Për festën me Dodikun falas, për Ditën e Romëve janë faturuar 4.500 euro, pse VLEN hesht?

Nga D V
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkoi nga Qeveria të sqarojë pse manifestimi “Ditët e Shën Savës”, ku ka marrë pjesë Milorad Dodik, është organizuar falas në një institucion kulturor shtetëror, ndërsa për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve janë faturuar 4.500 euro.

Sipas partisë, problem shtesë është siç theksojnë heshtja e partnerit qeveritar VLEN, i cili nuk ka reaguar ndaj këtij trajtimi të pabarabartë.

„Për një event me Dodikun falas. Për Ditën e Romëve 4.500 euro. Për VLEN heshtje“, thuhet në reagimin e BDI‑së, duke pyetur nëse përfaqësuesit e VLEN pajtohen me këtë politikë dhe nëse ministrat e tyre e kanë mbështetur një vendim të tillë.

BDI vlerëson se institucionet kulturore shtetërore nuk duhet të përdoren sipas afërsisë politike, prirjeve etnike apo interesave partiake, dhe kërkon vendosjen e kritereve të qarta, të barabarta dhe publikisht të aksesueshme që do të vlejnë për të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër